Arsenijeviqi u fishkëllen ministrave në veri, arrestohet

Është arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq, i cili dyshohet se i ai është arrestuar për mos respektim të urdhërave të Policisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, i cili ka thënë se ai do të dërgohet për investim.
“Aleksander Arsenijeviqi është arrestuar për mosrespektim të urdhërave të Policisë së Kosovës, ai do të dergohet për intervistim”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, ai dyshohet se ka shkuar me një grup qytetarësh te tavolina e një kafeterie, ku ka qëndruar ministri Sveçla.
“Arrestohet Aleksander Arsenijeviq në veri të Mitrovicës, pasi që ai me një grup qytetarësh ka shkuar te tavolina e një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”, ka deklaruar Elshani.