Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Dr. Arsim Berishën në pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë.
Berisha e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Berisha për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim..

