75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 19 Maj 2024 / Gj. Sh

Arsim Kabashi shpërblen me para futbollistët e Ballkanit

Klubi i Ballkanit të shtunën ka shkruar historinë.

Skuadra suharekase ka fituar titullin e tretë në histori, po ashtu i treti radhazi, shkruan IndeksOnline.

Pas këtij suksesi, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka shpërblyer futbollistët e skuadrës.

Çdo futbollistë ka marrë nga 5 mijë euro bonus pas fitores ndaj Llapit.

Ballkani tashmë do të luaj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, derisa dy vitet e fundit kishte marrë pjesë në grupet e Conference League./IndeksOnline/