75 Mall Live Search
12:46 / E Diele, 03 Janar 2021 / OSH

Arsim Thaqi flet për Indeksonline, afër marrëveshjes me një skuadër kosovare

Ish-trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi pritet t’i rikthehet zejës së trajnerit së shpejti.

Në një prononcim për Indeksonline, Thaqi ka bërë të ditur se është shumë afër marrëveshjes me klubin e Malishevës, që bën gara në Ligën e Parë.

“Nesër e kam edhe një takim me klubin për disa detaje edhe nëse pajtohemi e zyrtarizojmë marrvëshjen”, kështu u shprehë ai.

Malisheva bën gara në Grupin A të Ligës së Parë. Ata gjendën në vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe vendi i parë../Indeksonline/