Arsim Thaqi merr “timonin” e FC Prishtinës

Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi do ti udhëheqë “bardhë e kaltërit” deri në fund të këtij sezoni.
53 vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv.
Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku.
Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupes së Kosovës.