75 Mall Live Search
21:26 / E Martë, 24 Mars 2026 / Gj Sh

Arsim Thaqi nesër nënshkruan me skuadrën e re

Pas largimit nga Prishtina, Arsim Thaqi ka gjetur klubin e ri.

IndeksOnline mëson se ai do të jetë trajner i ri i Dukagjinit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Arsim Thaqi gjatë ditës së nesërme do të ketë një takim përfundimtar me drejtuesit e klubit nga Klina, aty ku edhe do të nënshkruaj kontratën.

Thaqi do të jetë pasardhës i Ndue Përgjokaj, i cili ndërpreu bashkëpunimin pas barazimit me Prishtinën e Re./IndeksOnline/