Arsim Thaqi rikthehet si trajner i Prishtinës

Arsim Thaqi do të jetë trajner i ri i Prishtinës.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Thaqi tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën nga kryeqyteti.
Ai do të jetë pasardhës i francezit Jean Michel Cavalli, ku sipas njoftimit të klubit, u largua nga posti i trajnerit për arsye shëndetësore.
Kjo do të jetë aventura e dytë e Arsim Thaqit në krye të Prishtinës, pasi ishte trajner i bardhekaltërve gjatë viteve 2016-2018./IndeksOnline/