75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / AR

Arsye e çuditshme reperi i njohur e mban të fshehtë lidhjen me Kendall Jenner

Benito Martinez Ocasio, i njohur si Bad Bunny, pranoi se e vlerëson privatësinë e marrëdhënies së tij me Kendall Jenner.

Në një intervistë për Vanity Fair, Bad Bunny tregoi se si është të jesh në lidhje me Jenner dhe spekulimet e vazhdueshme mediatike që vijnë me të.

“Të gjithë janë paparacët tani. Çdokush nxjerr celularin dhe bën fotografi dhe regjistron”, tha këngëtari.

Fotot e para të këngëtarit me Kendall janë realizuar nga fansat përreth, gjë që e ka bërë të ndjejë se hapësira e tij personale po pushtohet.

Bad Bunny sqaroi se ai bën gjithçka për fansat e tij dhe është i përkushtuar ndaj tyre, por kjo nuk do të thotë se ai duhet t’u sqarojë atyre gjërat për jetën e tij personale.

“Ata nuk e dinë se si jetoni, ata nuk e dinë se si ndiheni dhe unë me të vërtetë nuk dua që ata ta dinë,” pranoi këngëtari 29-vjeçar. Ai shtoi se ka ndarë detaje nga marrëdhënia e tij me nënën dhe shokun më të mirë Jomar.