Arsyeja e dorëheqjes së Mancinit janë “lekët”, trajneri ka një megaofertë në tavolinë

Dorëheqja e Roberto Mancini nga posti i selektorit të Italisë ka qenë dje e papritur dhe befasuese.
Por duket se edhe në këtë vendim, janë paratë ato që kanë shtyer trajnerin italian të ndahet me “azzurët”.
Raportohet së Arabia Saudite i ka ofruar kontratë 3 vjeçare Mancinit në të cilat do të paguhet 20 milionë euro në vit.
Zyrtarizimi i Mancinit në krye të Përfaqësueses së Arabisë Saudite pritet të bëhet këtë javë, derisa mbetet të shihet se kush do ta drejtojë Italinë./Indeksonline/