75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / AR

Arsyeja ‘e fortë’ pse Dua Lipa i fshiu fotot e saj në Instagram

Kur bëhet fjalë për postimet në rrjetet sociale, mund të thuhet me siguri se Dua Lipa është një nga më aktivet, veçanërisht në llogarinë e saj në Instagram.

Tani Lipa po transmeton një mesazh të qartë se albumi i saj i tretë është në rrugë e sipër, transmeton Indeksonline.

Brenda natës, Lipa fshiu të gjitha postimet, mbi 1,500 fotografi dhe ndryshoi foton e saj të profilit nga kopertina e albumit ‘Future Nostalgia’.

“Albumi është i ndryshëm, është pop, por është i ndryshëm në aspektin zanor, dhe ka më shumë një temë lirike,” tha Lipa për ‘ T’ Magazine në gusht.

Ylli gjithashtu konfirmoi se albumi do të ketë mbetje të zhanrit “pop” por që data e publikimit nuk është bërë e ditur akoma./Indeksonline/