75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / H F

Arsyeja e “ndarjes” së modeles shqiptare me miliarderin rumun! (foto)

Ditët e fundit në mediat rozë janë përhapur thashetheme se modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, po i jep fund martesës me bashkëshortin e saj, miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, Martini vazhdon të mbajë në rrjetet sociale momentet e veçanta me partnerin e saj, me të cilin çifti ka edhe një djalë. Asnjë nga imazhet e tyre të përbashkëta nuk është fshirë, gjë që ka ngritur dyshime mbi vërtetësinë e lajmeve për ndarje, shkruan IndeksOnline.

Kjo ka bërë që shumë ndjekës të mendojnë se ndoshta gjithçka ka qenë vetëm një zhurmë mediatike dhe një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e publikut, derisa vetë çifti të vendosë të reagojë përfundimisht.

Screenshot

Në mungesë të një deklarate zyrtare, mbetet për t’u parë nëse rumorët do të konfirmohen apo do të rezultojnë thjesht një spekulim i radhës i medias rozë.