Arsyeja e vërtetë pse Ana de Armas i dha fund lidhjes me Tom Cruise
 
				Romanca e rrëmbyeshme e Ana de Armas dhe Tom Cruise thuhet se ka marrë fund, me burime që përmendin shqetësimin e yllit të “Ballerina” me shpejtësinë që po ecnin gjërat. Sipas Us Weekly, ndarja u iniciua nga de Armas, e cila mendonte se gjërat po lëviznin shumë shpejt. “Ishte vendim i Anës,” zbuloi një burim i brendshëm, duke shtuar, “Ajo filloi të ndihej pak në siklet me shpejtësinë që po shkonin gjërat.” Ndërsa kimia e tyre ishte e pamohueshme, aktorja vendosi të bënte një hap prapa.
Dyshja ndezi thashetheme për një romancë të re në shkurt, gjatë kohës që punonin në filmin “Deeper”. Lidhja e tyre thuhet se lulëzoi gjatë seancave intensive stërvitore nënujore për filmin, ku ata kaluan kohë të konsiderueshme së bashku. “Filloi si një respekt i thellë profesional dhe më pas u ndez”, tha burimi.
“Tom u magjeps plotësisht nga Ana”. De Armas, nga ana tjetër, e shijoi shoqërinë e Cruise dhe e gjeti atë “kënaqësi të rrinte me të”, duke vlerësuar mbështetjen e tij për karrierën dhe ambiciet e saj.
Pavarësisht romancës së tyre të shkurtër, de Armas, 37 vjeç, ende e vlerëson shumë Cruise, 63 vjeç. Burimi sqaroi se ndërsa ajo i “vëu frenat” marrëdhënies, asaj “ende i pëlqen shumë [Cruise]”. Dyshja ka vendosur të mbetet miq dhe t’i japë përparësi bashkëpunimit të tyre profesional në film. “Ata duan të mbeten miq, por asaj i duhej të bënte një hap prapa”, shpjegoi burimi.
Vendimi i tyre për t’u ndarë thuhet se buroi nga një mirëkuptim i ndërsjellë se ruajtja e profesionalizmit ishte thelbësore si për miqësinë e tyre ashtu edhe për suksesin e filmit të tyre. Daily Mail vuri në dukje se ata në fund “e kuptuan se duhet ta mbanin profesionalizmin” në mënyrë që të ruanin si lidhjen e tyre personale ashtu edhe punën e tyre në Deeper.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                