07:28 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arsyeja e vërtetë pse femrat përjetojnë orgazmën s’ka lidhje aspak me kënaqësinë

Arsyeja përse femrat kalojnë në orgazmë është një fushë jo shumë e hulumtuar nga shkencëtarët ! Nëse mashkulli duhet të ejakulojë e të kalojë në orgazmë në mënyrë që të fekondojë vezën, femra duket se nuk luan asnjë rol në këtë proces.

Edhe nëse ajo nuk përjeton kënaqësinë që për mashkullin është thelbësore, sërisht mund të kemi një shtatzëni.

Të gjitha këto çfarë janë besuar për dekada me rradhë duket se janë hedhur poshtë nga studimi më i fundit në JEZ-Molecular and Developmental Evolution. Shkencëtaret kanë dalë në përfundimin se procesi biologjik (orgazma e fermes) ka një rol kyç në ovulimin.Kalimi në orgazëm në të njëjtën kohë gjatë marrëdhënies seksuale rrit shanset e riprodhimit. Arritja e kënaqësisë rrit çlirimin e prolaktinës dhe oksitocinës në trurin e femrës dhe studiuesit zbuluan se këto hormone pësojnë rritje gjatë periudhës së ovulimit, kur dhe shanset për të mbetur shtatzënë janë më larta.