75 Mall Live Search
21:08 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Arsyeja pse deputetët e LDK-së nuk e votuan rezolutën për dialogun me Serbinë”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se përse deputetët e këtij subjekti politik nuk e votuan rezolutën për dialogun me Serbinë.

Gjatë ditës së sotme në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës nuk u votua rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kufijtë për shkak të mungesës së votave të nevojshme.

Mirëpo, pavarësisht se kjo rezolutë ishte iniciuar nga LDK-ja, ishin katër deputetë të këtij subjekti politik që nuk morën fare pjesë në këtë seancë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se për mungesën e këtyre deputetëve ai ishte i njoftuar me kohë.

Sipas Hotit, kjo është e vërteta përse këta deputetë nuk e votuan rezolutën për korrigjimin e kufijve.

Kujtojmë se deputetët që nuk e votuan këtë rezolutë janë: Anton Quni, Naser Rugova, Naser Osmani dhe Korab Sejdiu.

Postimi i Hotit:

Kater deputete te LDK sot nuk kane pasur mundesi te jene ne seance per te votuar. Te katertit me kane njoftuar paraprakisht per pamundesine e prezences se tyre ne seance. Kjo eshte e verteta.

Stafi i Grupit Parlamentar eshte kurdohere i gatshem dhe ne dispozicion te medieve per informim te drejte e te plote.