07:32 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / C E

Arsyeja pse duhet të shmangni lëngun e frutave për të ulur rrezikun e diabetit

Miliona njerëz janë në rrezik të diabetit të tipit 2, një gjendje serioze që ka nevojë për menaxhim gjatë gjithë jetës.

Ndërsa disa faktorë rreziku nuk mund të ndryshohen, si mosha dhe përkatësia etnike, gjendja është kryesisht e parandalueshme.

Hulumtimet kanë treguar se një portokall ose një mollë mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2, mirë lëngjet e bëra nga frutat mund të kenë efektin e kundërt, shkruan The Sun.

Një studim shqyrtoi konsumimin e frutave në mesin e më shumë se 187 mijë burrave dhe grave në SHBA gjatë një periudhe gati 25-vjeçare.

Ata që konsumonin një ose më shumë lëng frutash çdo ditë rrisnin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 deri në 21 përqind.

Por njerëzit që hanin të paktën dy racione çdo javë disa fruta, reduktuan rrezikun e tyre për diabetin e tipit 2.