75 Mall Live Search
18:57 / E Diele, 17 Mars 2024 / G T

Arsyeja pse kanë suksese, dje i përfunduan ndeshjet me klubet sot i bashkohen stërvitjeve me Shqipërinë

Disa lojtarë kanë filluar stërvitjet e para me Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Ylber Ramadani, Rey Manaj, Elseid Hysaj, Taulant Seferi dhe Etrit Berisha ishin futbollistët që dje përfunduan ndeshjet me klubet e tyre, kurse sot gjatë ditës iu bashkuan Kombëtares, shkruan Indeksonline

“Nuk ka kohë për të humbur, mbërrijnë futbollistët e parë për miqësoret e marsit”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Kombëtarja e Shqipërisë më 22 mars do të luaj miqësoren e parë në Parma të Italisë kundër Kilit.

Kujtojmë që për këto miqësore, ardhja më e re te fanella “Kuqezi” është Arbër Hoxha, i cili nesër pritet t’i bashkohet grupit./Indeksonline/