Arsyeja pse princi William nuk u shfaq në videon e Kate Middleton-it për kancerin

Princesha e Uellsit ka publikuar një video emocionuese ku i ka treguar botës se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë.
Ajo e përmendi bashkëshortin Princ William duke thënë se ta kesh atë në krah “është një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie”, disa pyetën se përse nuk u shfaq përkrah saj në videomesazh, transmeton Indeksonline.
Sipas “The Times”, 42-vjeçarja donte të shihej vetë dhe William e ka mbështetur në “sfond”.
Një burim mbretëror i tha botimit: “Kjo ishte një grua e fortë që donte të ndante një mesazh për kombin. Ajo nuk kishte nevojë për askënd që të ulej pranë saj”. Ata shtuan: “Ai e ka mbështetur atë dhe familjen në sfond”./Indeksonline/
