12:21 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Arsyeja pse Sarkozi ndodhet në paraburgim. Ja çfarë e lidh atë me Gadafi-n

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi ndodhet në paraburgim për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat se ai ka marrë fonde nga udhëheqësi i Libisë, Muammar Gaddafi.

Policia është duke hetuar parregullësitë lidhur me financimin e fushatës së tij presidenciale në vitin 2007. Sarkozi është pyetur edhe më parë në lidhje me këtë çështje. Sipas burimeve gjyqësore shkruan BBC, ish presidenti po ndodhet në Nanterre, një zonë periferike e Parisit perëndimor.

Në vitin 2013 në Francë u hap një hetim në lidhje me pohimet se fushata e tij kishte përfituar fonde të paligjshme nga Gadafi, ndërsa Sarkozi i ka mohuar këto akuza. Sipas burimeve në pyetje është marrë edhe një prej ish ministrave të Sarkozi Brice Hortefeux.

Pretendimet erdhën nga një biznesmen francezo-libanez, Ziad Takieddine dhe disa ish zyrtarë të regjimit të Gaddafit.