13:15 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Arsyeja se pse Klopp nuk po u fut Shaqirin në lojë

Viti 2019 ka qenë zhgënjyes për Xherdan Shaqirin. Pasi u tregua në pjesën e parë të sezonit si blerje e qëlluar te Liverpooli, futbollisti kosovar gjatë këtij viti ka humbur tërësisht besimin e trajnerit Klopp.

Shumë arsye janë përmendur e lakuar si të mundshme për këtë situatë te Liverpoolit. Por, sipas LiverpoolEcho, gazetë e besueshme e skuadrës angleze, Klopp ka qenë mjaft i zhgënjyer në aktivizimet e ndeshjeve të fundit të Shaqirit.

Trajneri gjerman e ka futur Shaqën në lojë si zëvëndësues në disa ndeshje, por që në të gjitha ai është zhgënjyer nga performanca e kosovarit.

Në 114 minuta të luajtura të Shaqirit si zëvëndësues në ndeshjet e fundit, Shaqiri nuk ka shënuar asnjëherë, nuk ka asistuar asnjëherë dhe nuk e ka bërë asnjë driblim të vetëm.

Klopp e ka analizuar këtë situatë dhe sipas tij është rrezik aktivizimi i kosovaro-zvicëranit në lojë në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit./Indeksonline/