07:31 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Arsyet më qesharake që kanë detyruar njerëzit të lënë seksin përgjysmë

Seksi mund të jetë një nga aktivitetet që shijon më shumë, ashtu siç mund të kujtohet edhe për momentet më të sikletshme në botë. E keni parasysh kur jeni duke shijuar njëri-tjetrin dhe ndodh ajo që s’prisni kurrë. Që ju bën për të qeshur, por dhe për të hequr dorë nga seksi në të njëjtën kohë.

1.

“Kur fillova të ndjej djegie, shumë keq. Duket se i dashuri im kishte harruar të lante duart pasi kishte ngrënë diçka shumë djegëse…E mendoni vetë çfarë zjarri ishte aty poshtë.”

2.

“Ndalova sepse një mi i vogël më kafshoi. Ai kishte një miush në shtëpi që lëvizte i lirë dhe pikërisht në ato çaste mendoi të vinte mbi gishtin tim. Më doli gjak dhe sigurisht na u desh të ndalonim.”

3.

“Të dashurit tim diabetik i ra sheqeri fiks atëherë kur s’duhet t’i binte. Ai thjesht ndaloi dhe bërtiti! Uroj që askujt mos t’i bjerë sheqeri kur është gati duke kaluar në orgazmë.”

4.

“Gruaja ime kishte përfunduar dhe po priste momentin tim. Në kulmin më të nxehtë të atij momenti dhe shumë pranë orgazmës, ajo më sheh në sy dhe më thotë: “mund t’ja dalësh shoku”. Ky ishte fundi i seksit. Qeshim edhe sot ende me batutën e saj, por kur s’jemi në krevat sigurisht.”

5.

“Isha në shtratin e saj për herë të parë. E kishte pak të nderlikuar dhe s’e kuptova pse situata e pozicioneve tona u komplikua. E gjeta veten poshtë krevatit me kokën në mur. Nuk është se u vrava shumë, por prisha momentin.”

6.

“Për faj të erës së jashtëqitjes së macës së saj. Ishte kaq e fuqishme saqë s’mund të fokusohesha askund tjetër.”

7.

“Gruaja ime ishte shtatzënë dhe në mes të seksit ndjej bebin që e shkelmonte në bark. Asaj i dukej moment i lezetshëm, mua jo dhe aq.”

8.

“Ish-e dashura ime dhe unë ishim në mes të seksit ndërkohë që papritur derrkuci që ajo mbante në shtëpi hypën sipër shtratit. Për të qenë i saktë fut hundët në vithet e mia. I shokuar u ngrita dhe bërtita ndërkohë që ai vazhdonte përpiqej të futej mes nesh. Askush s’u lëndua, por s’pati më seks. Vetëm të qeshura.”

9.

“Unë isha sipër tij dhe teksa përpiqesha ta puthja, hapësira mes gjoksit tim dhe krahërorit të tij bëri një zhurmë të çuditshme. Na u desh të ndalonim sepse s’pushuam duke qeshur.”