18:20 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arsyet pse duhet të ndaloni së treguari përralla fëmijëve

Përrallat, historitë e gjumit që për shekuj me radhë gjyshërit, prindërit i kanë “frymëzuar” nipërit dhe fëmijët e tyre duket se nuk e kanë e efektin e duhur.

Ata këto tregime i kanë shpejguar me qëllimin  për t’i  ofruar fëmijëve një  jëtë më të mirë, më të lumtur në imagjinatën e tyre, se sa që është në të vërtetë jeta në këtë botë, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë që përrallat mund të jenë të shkëlqyera për të ndezur anën imagjinative tek fëmijët. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën e tyre të tregimit të këtyre historive, në mënyrë që të shmangin nxitjen e ideologjive të vjetëruara që ata vazhdojnë të i  bëjnë.

Shpeshherë këto histori janë të mbushura me stereotipa paragjykues, si :

Femrat  janë  të dobëta dhe mund të shpëtohen vetëm nga meshkujt

Çfarë kanë të përbashkët Borëbardha, Bukuroshja e Fjetur dhe Hirushja?

Përveç flokëve me një shkëlqim të pashpjegueshëm, ato janë të shpëtuar nga një jetë e mjerueshme ose nga gjumi i përjetshëm nga një figurë heroike e “Princit”.
Në mënyrë tipike, ky karakter është një karikaturë e  lavdishme e  jetës  së pavdekshme, të ndezur nga egoizmi i një kërkimi heroik për “dashurinë e vërtetë”.

Martesa është arritja më e madhe në jetë

Martesa shfaqet si  arritja më e  “madhe” në jetë dhe pas kësaj çdo gje do të jetë e lumtur dhe në rregull.

Për fat të keq, kjo është një nga fokuset shumëvjeçare të përrallave ,të tregimeve të tilla si, Hirushja dhe Bukuroshja e Fjetur, tek të  cilat  kulmi ëshstë festa madhështore e martesës.
Dashuria shihet si një koncept që ndodh kur ju gjeni dikë që të martoheni  dhe nuk shihet si koncept filozofik në zhvillim.

Kurse fjalia “le të martohemi dhe të jetojmë të lumtur përgjithmonë” praktikisht ka mbetur  një tregimi mesjetar. Pasi që jetojmë në  një kohë ku çdo ditë e më shumë njerëzit  krijojnë lidhje të vonshme ose zgjedhin të mos martohen fare.

Mungesa e diversitetit ,fizik

Është  një e vërtet e pranuar  nga të gjithë se princeshat e Disney janë të bukura, të holla  dhe bionde.
Personazhet si Ariel dhe Belle janë personazhe  me standarde jo reale të trupit,për shkak se  këto kanë forma trupore  të pamundshme në jetën reale.
Për fëmijët të cilët i shikojnë këto përralla vazhdimisht mendojnë se bukuria dhe lumtura janë sinonime të  një trupi më përmasa të holla.

 Karakteret e femrave  janë të lidhura me shtëpinë 

Një tjetër  ngjashmëri e pakëndshme që shihet tek  Borëbardha,e Bukura dhe Hirushja janë sakrifica për familjet e tyre. E vetmja mënyrë që e Bukura mund ta shpëtojë babanë e saj të varfër nga kapja e bishës është duke u bërë vajzën  e shtëpisë,Hirushja është e lidhur me një jetë të pastrimit të dyshemesë, ndërsa Borëbardha e dobët duhet të kujdeset për shtatë shkurtabiqë  meshkuj.

Ato  janë njerka,,motra  të  këqija

Përveç  anës së brishtë të femrës në përralla shpeshherë femrat tregohen si të këqija në rolin e njerkave,motrave duke i identifikuar si shtriga ato/
Njerka  e keqe  Hirushës, motrat e saj e ligë Ursula, shtriga që helmon Borëbardhen. Këto gra janë hakmarrëse ndaj njëri-tjetrit dhe mohojnë çdo koncept të motrës,njerkës së mirë,duke i bërë ato persona vetjak që mendojnë vetëm për interesa të tyre.

Këto karikatura herë pas here, mund të pengojë  prirjen e një fëmije për të formuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe mbështetëse./Indeksonline/