22:24 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arsyet pse njerëzit i lexojnë mesazhet, dhe nuk iu kthejnë përgjigje

Në kohën kur ne jetojmë, dhe pse njerëzit i kanë celularët në duar, nuk iu përgjigjen menjëherë mesazheve, ose i lënë “seen”. Kur mesazheve tuaja nuk iu përgjigjen, ndodh që mund t’ua kenë lënë padashur, por në të shumtën e rasteve i lënë me qëllim. Pse ndodh kjo?

Më poshtë janë disa nga arsyet:

1-Duan t’ju injorojnë me qëllim
2-Duan t’ju bëjnë të ndiheni keq dhe të mërziteni
3-Kanë frikë të përgjigjen
4-Nuk kanë nerva të flasin me ju
5-Kanë harruar se iu keni shkruar.

Si t’ja bëni me këta njerëz?

Nëse nuk u janë përgjigjur njëherë, mos u mërzisni, sepse me shumë gjasa kanë harruar dhe ata nuk kanë qëllime të këqija. Por nëse një gjë e tillë ndodh shpesh, atëherë ju duhet të rishikoni marrëdhënien me atë person. Që të mos bëni veprime të gabuara, ju duhet të takoheni drejtpërdrejtë dhe të sqaroheni.