21:32 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Arsyet pse nuk mund ta përballoni ndarjen nga partneri

Nëse jeni në atë fazë që nuk mund ta pranoni ndarjen dhe jeni të fiksuar për të kuptuar e çfarë nuk shkoi mes jush apo pse ndodhi ajo, me shumë gjasa do të lëndoni më shumë veten dhe do të fiksoheni edhe më shumë pas ishit tuaj, i cili me siguri tashmë ka nisur të mendojë për dikë tjetër.

Shumë njerëz e kanë të vështirë ta kapërcejnë ndarjen dhe disa të tjerë duket se kalojnë më lehtë.

Ju sigurojmë që për të gjithë është e vështirë, por çdokush ma mënyrën e tij të përballimit të gjërave. Ja disa gjëra apo arsye që po ju pengojnë që të kapërceni ndarjen.

Ju jeni duke kontrolluar mediat sociale të tij. Asgjë nuk do t’ju kujtojë më mirë ish-in tuaj se sa duke parë vazhdimisht foto tuajën bashkë apo rrjetet e tij sociale kur pozon duke qeshur dhe i lumtur. Më mirë është të mos i ndiqni më në mediat sociale. Fiksimi për të parë gjithmonë se me kë është apo ku është do ju bëjë të ndiheni më keq dhe nuk do të lejojë të vazhdoni me jetën tuaj para.

Ju jeni të frikësuar për të lënë atë të shkojë apo të harroni të kaluarën tuaj bashkë. Harrimi i kujtimeve tuaja të bukura dhe momenteve që keni kaluar së bashku është një mendim i frikshëm që në fillimet e ndarjes nuk dëshironi ta bëni, madje edhe mund të frikësoheni se kjo mund të ndodh. Shpesh ky është momenti më i vështirë dhe më lëndues i një ndarje, të harroni çdo gjë që keni kaluar bashkë. Megjithëse gjetja e guximit për të lejuar që dikush të shkojë është gjëja më e mirë që po bëni për veten tuaj.

Po e krahasoni me të tjerë. Nëse jeni duke e krahasuar veten apo takimet e reja me atë që kishit dikur nuk po shkoni asgjëkund, përkundrazi po shkatërroni të ardhmen tuaj. Është qesharake se si njerëzit gjithmonë duken shumë më të mëdhenj në mendje, por është gjithashtu e padrejtë që ju të përdorni gjërat që keni vlerësuar tek ai për të matur të tjerët që do të vijnë. Ka një arsye që marrëdhënia përfundoi, prandaj kërkoni më të mirën nga vetja dhe të tjerët.

Ju jeni ende në kontakt me njëri-tjetrin. Duke qëndruar në kontakt me dikë nuk mund ta kapërceni ndarjen dhe shpesh do ju bëjë të ndiheni të dobët dhe të dëshpëruar.