16:28 / E Martë, 28 Mars 2023 / AR

Arsyet pse Reese Witherspoon dhe Jim Toth po divorcohen

Reese Witherspoon po divorcohet nga Jim Toth, pas pothuajse 12 vitesh martesë dhe lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram. Ndërkohë që të gjithë mendonin se ata të dy ishin mirë e bukur, njerëzit u surprizuan jo pak nga njoftimi.
 
Sigurisht, edhe pse s’i pamë shenjat, ka disa arsye pse çifti konsideroi divorcin si alternativën më të mirë:
 
Sipas burimeve të afërta me dyshen, mes tyre nuk ka asnjë dramë. “Janë thjesht dy njerëz që ndërmorën këtë veprim me shumë dashuri dhe respekt për fëmijën e tyre. Do t’i shihni duke bashkëprindëruar”.
 
Një tjetër informacion për “Page Six” e konfirmoi se nuk ka drama mes Reese dhe Jim, por shton edhe një arsye tjetër: Mes tyre nuk kishte fare romancë dhe shkëndija! 

Në vorbullën e burimeve, një “mik” i afërt i ish-partnerëve tha: “Jim ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit. Ai s’është më burri me të cilin Reese u martua dhe ka një fëmijë. Personaliteti, sjellja dhe e gjithë jeta e tij ndryshoi kur pati shumë punë me agjencinë dhe ishte mjaft i lodhur nga e gjitha kjo dhe nga biznesi në përgjithësi. Mund ta quani krizë e moshës së mesme, nëse doni”, duke shtuar se tatuazhet, bizhuteritë dhe mënyra e veshjes si gjysma e moshës së tij, tregojnë se Jim ndoshta pësoi një ndryshim radikal.

Një tjetër informacion vjen nga “People”, ku një burim tha: “Ata janë vërtet miq të ngushtë dhe ishte një vendim i përbashkët”, duke theksuar se bashkëprindërimi është prioriteti kryesor për dyshen.