15:03 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Arsyet pse seksi nuk iu shkon siç duhet

Nëse kohët e fundit ndjeni se gjatë aktit seksual, seç ka diçka që nuk shkon, arsyet mund të jenë këto:

1. Ushqimi

Ajo çka hamë është po ajo që ndikon në aktin tonë seksual. Nëse do të hani vakte të rënda do ndiheni si të fryrë. Kjo është një ndjesi e parehatshme, që do t’ju ulë vetëvlerësimin ose thjesht do largojë dëshirën për të kryer marrëdhënie në ato momente.

2. Anashkalimi i masturbimit

 Masturbimi do t’ju ndihmojë ta vlerësoni dhe shijoni seksin. Ju do të njihni më shumë veten dhe po ashtu do të lidheni më tepër me partnerin.

3. Të mosfolurit për seks

Oreksi vjen duke ngrënë ndaj flisni dhe bisedoni sa më shumë rreth seksit me partnerin. Kështu duke treguar për fantazitë, ankesat apo dëshirat tuaja, hera tjetër do të jetë shumë më e mirë.