13:40 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / AR

Arsyet psikologjike pse disa burra pëlqejnë gratë më të mëdha në moshë

Marrëdhëniet e shëndetshme padyshim që nuk përcaktohen nga mosha e partnerëve, megjithatë kjo nuk na bën të mos pyesim veten se pse disa burra pëlqejnë përgjithësisht gratë më të mëdha në moshë. Ja 8 arsye sipas psikologjisë:

1. Ato kanë më shumë përvojë

Gratë më të mëdha në moshë kanë parë shumë më tepër përvojë në jetë se ato më të reja. Për shkak të kësaj, burrat e dinë se do të jenë në gjendje të rriten dhe të jenë më të pjekur përkrah tyre.

2. Ato e dinë çfarë duan

Si vazhdim i pikës së mëparshme,  burrat drejtohen drejt grave më të mëdha sepse zakonisht ato e dinë se çfarë duan. Duke qenë se këto gra kanë më shumë eksperiencë, ato kanë vendosur qëllimet e tyre dhe e dinë saktësisht se çfarë rrugësh duhet të ndjekin për t’i arritur ato.

3. Burrat ndiejnë një lloj arritje kur një grua më e madhe në moshë shfaq interes ndaj tyre

Vëmendja e një gruaje më të madhe në moshë rrit vetëbesimin e burrave. Ata ndihen si të privilegjuar dhe besojnë se janë në gjendje të magjepsin këdo.

4. Janë më të sigurta

Nuk ka asgjë më tërheqëse se vetëbesimi dhe gratë më të mëdha e përcjellin fuqishëm këtë. Burrat tërhiqen nga gratë që kanë besim te vetja.

5. Burrat duan një marrëdhënie me respekt të ndërsjellë

Burrat kanë më shumë gjasa të respektojnë gratë më të mëdha në moshë, sepse shohin se ato kanë më shumë përvojë jetësore, më shumë pjekuri dhe pavarësi. Ata i respektojnë ato për këtë gjë, gjë që ndërton një besim të ndërsjellë mes tyre.

6. Ata vlerësojnë stabilitetin emocional

Në lidhje me emocionet, gratë më të mëdha në moshë janë më të pjekura se vajzat e reja. Mënyra si kontrollojnë emocionet apo si flasin hapur për to sigurojnë një marrëdhënie më të shëndetshme.

7. Burrat janë kuriozë për të mësuar gjëra të reja

Në disa raste, burrat e shohin takimin me një grua më të madhe si një përvojë interesante. Një grua e tillë është e barabartë me diçka të re për të përjetuar, ide të reja, koncepte dhe pikëpamje për të zbuluar.

8. Burrat pëlqejnë kur gratë marrin kontrollin në një lidhje

Në disa raste, burrave u duket tërheqëse një partnere që ka në kontroll gjithçka: nga planifikimi i udhëtimeve dhe netët e filmave deri te ngjarjet familjare e kështu me radhë.