75 Mall Live Search
12:54 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arsyet, që “fundosën” serialin “SHPK Nazi”

Seriali i njohur vendor “SHPK Nazi” pa dyshim se është një nga serialet më të shikuara dhe më të pëlqyera.

Por një lajm i keq për gjithë shikuesit e këtij seriali u kumtua mbrëmë kur u bë e ditur se këtij seriali i ka ardhur fundi, me episodin e 36-të, shkruan Indeksonline.

Indeksonline mëson nga burimet e veta se arsyeja pse ky serial po merr fund është se disa nga sponsorët e serialit nuk i kanë kryer obligimet e tyre, duke e vështirësuar realizimin e projektit.

Edhe pse parimisht seriali ka përfunduar, mundësia mbetet e hapur për të vazhduar, nëse arrihet një marrëveshje për kryerjen e obligimeve nga sponsorët.

Se a do të arrihet ndonjë marrëveshje për të vazhduar realizimin e këtij seriali mbetet të shihet në vazhdim, por pa dyshim se publiku i këtij seriali e mirëpret rikthimin e “SHPK Nazit”. /Indeksonline/