Arsyetimi i Bellerin: As Klopp e Guardiola nuk fituan asgjë në sezonin e parë

Hector Bellerin ka folur për situatën në të cilën po kalon te Barcelona.
Mbrojtësi spanjoll ka thënë se gjërat e mëdha kërkojnë kohë.
‘Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ëndërr që e kam pasur gjithmonë. Futbolli nuk është as i zi as i bardhë. Ka shumë faktorë kushtëzimi që mund të ndikojnë në të. Projekti kërkon kohë për të dhënë rezultate. Klopp dhe Guardiola nuk fituan asgjë në sezonin e tyre të parë. Për momentin kam një kontratë njëvjeçare, do të doja të rinovoja, por kjo varet nga të dyja palët” ka thënë Bellerin./Indeksonline/