09:55 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Arsyetimi i kryeministrit për shkarkimin e bordeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur se pse është shkakruar bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, cilat kanë qenë gjetjet për një gjë të tillë, ka thënë se ky vendim nuk ka ardhur për ta diskriminuar askënd.

“Gjendja në arsimin e lartë në pëgjithësi nuk është e mirë. Diskutimet publike vazhdojnë me vite dhe qëllimi i këtij shkarkimi nuk është diskriminimi apo privilegji i dikujt tjetër. Të jeni të sigurtë se nuk kemi emra se kush vjen. Kemi marrë përgjegjësi për sektorët veç e veç. Kemi pasur edhe shkakrime të komisiove të tjera ose bordeve”, ka deklaruar ai.

Haradinaj më tej, ka thënë se qëllimi i këtij shkarkimi ka qenë i drejtuar tek tema, meqë bordi nuk është përgjigjur misionit që ka, raporton zeri.

“S’guxojmë ta lejojmë një gjendje që nuk i pergjigjet misionit që ka. Misioni i arsimit është nxënia e dijes. Qëllimi im në këto raste nuk është i drejtuar fare te ta, por është te tema, ne kemi tema që po na rëndojnë”, ka shtuar Haradinaj.