18:58 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / MSH

Arsyetohet Arjan Konomi për situaten në Për’Puthen, kërkon falje

Pas situatës së krijuar mes Alvises dhe Hysenit në “Për’Puthen”, opinionisti i këtij emisioni, Arjan Konomi, kishte shpërthyer në lot, teksa e akuzonte Alvisen për mashtrim.

Në një moment, Konomi madje kishte lënë studion e emisionit me lot në sy.

Lidhur me gjithë këtë situatë, Konomi duket se i ka thirrur mendjes dhe është qetësuar, duke kërkuar falje në “Për’Puthen Prime” sonte.

“Situata ime fizike ishte e atillë që shkaktoi një tronditje shumë të madhe dhe nuk isha në gjendje të jipja një shpjegim shumë të mirë” u arsyetua Konomi.