Arsyetohet drejtori i QKMF-së në Obiliq për mbylljen e zyres së vaksinimit, ky është reagimi i tij

Drejtori i QKMF-së në Obiliq, Haki Jashari ka reaguar pas shkrimit se është mbyllur dhoma e vaksinimit në atë qendër, pasi gjenden në trajnim.
Ai thotë se shërbimi i vaksinimit nuk është i mbyllur dhe se funksionon vaksinimi kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19.
“Sherbimi per vaksinim te rregullt te femijeve sot me date 10.01.2023 nuk ka punuar per arsye se stafi shendetesor i ketij sherbimi ndodhet ne trajnimin “Moduli i vaksinimit te rregullt dhe me indikacion” ne Qendren kombetare te Telemjekesise, organizuar nga Departamenti i SISH-it-Ministria e Shendetesise (informaten mund ta vertetoni ne Qendren Kombetare te Telemjekesise).
Ju informojme se Sherbimi i Vaksinimit I QKMF-se se Obiliqit ne vitin 2022 ka realizuar 95.68% te planit per vaksinim (te dhenat gjinden ne IKSHPK)”, thotë ai.