Arsyetohet zv.drejtori i Trustit: Kemi sulme kibernetike

Zëvendësdrejtori i Trustit Agron Krasniqi ka mbajtur konferencë për medie e ku ka dhënë detaje rreth fillimit të aplikimit për tërheqjen e 10% të Trustit.
Ai tha se për momentin faqja e re e Trustit është e pa qasshme për aplikim për shkak që sipas tij ka pasur tentativa për sulme kibernetike, shkruan Gazeta Express.
“Është paraparë që në orën 15:00 të fillojmë me aplikimin e tërheqjes së 10% të Trustit. Siç po duket ka pasur shumë tentativa të sulmeve kibernetike andaj faqja është e pa qasshme për të aplikuar”, ka thënë ai.
Sipas tij faqja për aplikim do të hapet kur të rritet niveli i sigurisë.