18:40 / E Diele, 21 Gusht 2022 / AR

Art Abazi konfirmon ndarjen dhe u kërkon ndjesë mediave

Pasi në media qarkulloi lajmi se Art Abazi ishte ndarë nga e fejuara e tij, Rrezja, sepse kishin fshirë fotot e përbashkëta dhe kishin bërë unfollow njëri-tjetrin, këngëtari postoi një story ku shkruante: ““Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh përjet’sisht”.

Gjithsesi, jo më larg se dje, Arti bëri një tjetër deklaratë, po përmes Instastory ku konfirmoi ndarjen nga Rrezja dhe u kërkoi ndjesë mediave që përgënjeshtroi lajmet e vërteta që qarkulluan për të.

“Përmes këtij postimi i kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë kam bërë ndaj tyre dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre ditëve e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time.

Sidoqoftë, e vërteta qëndron në faktin që unë dhe ish-partnerja ime kemi vendosur t’i ndajmë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes sonë. Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohet lehtë. Andaj, duke ju falenderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj, ju përqafoj sinqerisht!”, shkroi ai, duke shprehur keqardhje për reagimin e tij siç e cilësoi “të paarsyeshëm” dhe për zhgënjimin që mund t’u ketë sjellë ndjekësve.

Art Abazi konfirmon ndarjen dhe u kërkon ndjesë mediave