75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Art apo shfaqje? 200,000 euro për të djegur një statujë të mbretit spanjoll

E bërë prej druri dhe dylli, statuja e quajtur “Ninot”, emri i dhënë për kukulla të djegura në festimet tradicionale në qytetin e Valencias, që përshkruan mbretin 51-vjeçar në një kostum dhe kravatë, është në shfaqje në në Madrid.

Marrëveshja e shitjes ka një kërkesë të veçantë: blerësi duhet të djegë artin brenda një viti dhe ta filmojë atë si një performancë, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

“Ju nuk jeni duke blerë një objekt, por një proces”, tha një zëdhënës për shtyp.

Pas djegies, e vetmja gjë që do të mbesë nga statuja do të ishte një kafkë, tha zëdhënësi.

Projekti “Ninot” vjen pasi piktura e artistit graffiti britanik Banksy “Girl with Balloon” u copëtua disa sekonda pasi u shit në ankand – vetëm për të rritur më pas vlerën./Indeksonline/