21:46 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Art Lokaj, vogëlushi nga Kosova, pjesë e serialit të famshëm amerikan

Qysh me debutimin e tij si aktor, ai ra në sy të filmbërësve kosovarë.

Art Lokaj, aktori i ri, i cili shkëlqu veçmas me rolin e tij në filmin ‘Gardhi’ të Lendita Zeqirajt, shumë shpejtë do të luajë edhe përkrah yjeve më në zë të botës, shkruan Indeksonline.

Arti tashmë ka fituar një rol të madh në serialin amerikan ‘Madam Secretary’, produksion i ‘CBS Television’.

Ai bëhet kështu aktori i parë mashkull shqiptar që fiton një rol të tillë.

Ndryshe Arti është djali i gazetares Arbana Xharra dhe komentatorit të sportit, Andin Lokaj./Indeksonline/