14:40 / E Martë, 14 Shtator 2021 / OSH

Art Motion, sponsor i Superligës së Kosovës në basketboll

Të martën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe platforma Art Motion kanë mbajtur konferencë për media, ku është zyrtarizuar sponsori i Superligës së Kosovës në basketboll për edicionin e ri.

Në edicionin e ri, që fillon sonte me ndeshjen Drita-Sigal Prishtina, elita e
basketbollit do të emërohet Art Motion Superliga.

Të dyja palët janë shprehura të lumtura për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare.

Në fakt, Art Motion, është partner medial i FBK-së dhe përkrahëse e
basketbollit të Kosovës ndër vite.

Alaudin Hamiti, Drejtor i platformës televizive në ARTMOTION, ka thënë sejanë shumë të kënaqur që po vazhdojnë bashkëpunimin me FBK-në. Hamiti shtoi se Art Motion do të përkrahë basketbollin e Kosovës dhe kjo
marrëveshje dëshmon partnertin e mirë mes dy palëve.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është shumë i lumtur për zyrtarizimin e
marrëveshjes. Arben Fetahu ka thënë se platforma Art Motion ka përkrahur
vazhdimisht basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje sa vërteton
bashkëpunimin e mirë mes FBK-së dhe Art Motion.

Tutje Fetahu, ka shtuar se në edicionin e ri, të gjitha ndeshjet e elitës do të
zhvillohen me LED Reklama dhe pritet një edicion mjaft interesant, duke marrë parasysh synimet e skuadrave dhe përforcimeve që kanë bërë.