75 Mall Live Search
18:16 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / G T

Art Smakaj debuton me LASK Linzin në miqësore

Skuadra e LASK Linz ka pësuar humbje në miqësore ndaj Union Berlinit me shifrat 0:2.

Në këtë ndeshje luajti edhe transferimi më i ri i klubit austriak, Art Smakaj, shkruan Indeksonline

Smakaj u prezantua dje te ekipi i LASK Linzit, kurse sot pati rreth 30 minuta në dispozicion për ta treguar vetën e tij.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës u transferua te ekipi nga Bundesliga e Austrisë nga Lokomotiva e Zagrebit.

Minuta në këtë ndeshje pati edhe për lojtarin tjetër kosovar, Valon Berishën/Indeksonline/

Vollbild Ansicht