Art Smakaj i bashkohet Valon Berishës te klubi austriak, zbulohet shifra e transferimit?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Art Smakaj po ndërron ambient gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton Sky Sport Austria, Smakaj nga NK Lokomotiva Zagreb do t’i bashkohet LASK Linzit, shkruan Indeksonline
Mesfushori kosovar pritet të transferohet në Bundesliga të Austrisë për 700 mijë euro.
Kujtojmë që te LASK Linz luan edhe mesfushori tjetër kosovar, Valon Berisha./Indeksonline/
🚨 LASK is set to sign Art Smakaj from NK Lokomotiva for around 700,000 EUR, according to Sky.https://t.co/bZ76bTwZt7#1hnl #BundesligaAT
— TransferFeed (@transferfeedcom) July 17, 2025