75 Mall Live Search
19:28 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / BA

Arta Bajrami thyen heshtjen, tregon se a do të jetë pjesë e BBVK

Këngëtarja Arta Bajrami ishte e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku foli për jetën e saj personale dhe karrierën artistike.

Si një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Arta zbuloi se ka marrë disa herë ftesa për t’u bërë pjesë e formatit të njohur “Big Brother”.

Megjithatë, ajo nuk ka pranuar të hyjë në shtëpi, duke lënë të kuptohet se ky format nuk përputhet me stilin e saj të jetës apo karrierës.

“Me kanë bo ftesën, por Arta nuk hyn në Big Brother, nuk mundem me u largu nga familja, i kam obligimet e mija” ishin fjalët e saj.