75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Arta “çikë e shpisë”, por me imazhe atraktive vazhdon të mahnit

Arta Nitaj pak kohë më parë filloj një jetë të re në Dubai ku po qëndron edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare po qëndron e izoluar në shtëpi ashtu si pjesa më e madhe e globit, si një formë parandaluese ndaj Covid-19.

Por, Arta nuk po i lë adhuruesit anash duke vazhduar të sjell imazhe atraktive që zgjojnë kureshtjen dhe komentohen shumë.

Edhe në fotografi të radhës që ka ndarë së fundi, Arta dukej në top-formë dhe karantina nuk ka ndikuar fare teka ajo.

“Jam në shtëpi dhe prapë në shtëpi”, shkruan bukuroshja zeshkane në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/