75 Mall Live Search
19:47 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / MSH

Arta Kabashi paralajmëron këngë të re

Arta Kabashi i është rikthyer muzikës.

Këngëtarja pejane ka publikuar tri javë më parë një këngë, teksa po qëndronte në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”, raporton Indeksonline.

E, tani që ka dalur nga shtëpia, duket se Arta do të merret me gjënë që e do më së shumti, këndimin.

Sa po qëndronte në shtëpi, u bë virale video kur ajo këndon “a cappella” këngën “Ederlezi”.

Versionin e saj, duket se Arta e ka bërë menjëherë pasi doli nga shtëpia.

“Babo Babo. Së shpejti” ka shkruar ajo në një postim në Instagram, duke ndarë edhe një sekuencë të këngës.