75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Arta Muçaj, që nga sot nis punën si drejtoreshë e “Teatrit Dodona”

Drejtoresha e së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se Arta Muçaj, është emëruar si drejtoreshë e “Teatrit Dodona”.

Arta Muçaj, studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën Artet Skenike, ku edhe diplomoi në vitin 1997 me titullin aktore.

Në Teatrin Kombëtar të Tiranës si dhe atë Kosovës Arta ka qenë e angazhuar në shumë projekte teatrore regjionale dhe ndërkombëtare.

Arta ka shumë çmime si aktorja më e mirë në shfaqje të ndryshme duke na përfaqësuar me dinjitet brenda e jashtë vendit.

“Artë, punë të mbarë në rrugëtimin tënd të ri!”, ky është urimi i drejtoreshës Halimi për të./Indeksonline/