20:40 / E Martë, 25 Janar 2022 / SH F

Arta Nitaj bëhet nostalgjike për verën, publikon disa nga paraqitjet e saj më ‘të zjarrta’ në bikini

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo edhe nga e kaluara.

Së fundmi, aktorja dhe influencerja me prejardhje nga Peja, është treguar nostalgjike për muajt e verës dhe pushimet në plazh.

Kjo pasi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa nga paraqitjet e saj më ‘të zjarrta’ në bikini, nga pushimet verore.

“Nëse do të mundej, do ta kishte këtë për gjithë jetën”, ka shkruar Nitaj në mbishkrimin e fotografive.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Në imazhet e këtij postimi, Arta mund të shihet në poza të ndryshme në pishinë dhe det, teksa vë në pah linjat e saj atraktive trupore.

E kur jemi te linjat e saj, bukuroshja ditëve të fundit mori vëmendjen e mediave me revoltën që shprehur për mbylljen e fitneseve, vendim ky që Qeveria e Kosovës e ka marrë deri më datën 4 shkurt, në tentim për të ulur numrin e rastit të infektimeve me COVID-19. 

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Foto: Arta Nitaj/Instagram