Artan Govori sqaron konfliktin me Agim Ademin: Më sulmoi për një foto!

Artan Govori ka thyer heshtjen. Drejtori për marrëdhënie me jashtë në FFK ka thënë se është sulmuar nga Agim Ademi për një fotografi me Bajram Zeqirin.
Sipas Govorit, Agim Ademi po i paguan njerëzit për të bërë fotografi në qytet.
“Miq të nderuar,
Për arsye që shumë prej jush sot më keni kontaktuar përmes thirrjeve telefonike dhe mesazheve, dua ta ndaj me ju arsyen e sulmit që kisha gjatë orarit të punës.
Sulmi ndodhi ndaj meje në institucionin ku punoj dhe veproj tash e 15 vite me nder dhe përkushtim, nga personi që mbanë pozitën mëtë lartë brenda FFK-së (Agim Ademi).
Arsye është kjo fotografi të cilën ma kanë bërë persona të angazhuar “të paguar” (nga Agim Ademi),fotografi të cilën Agim Ademi ma dërgon një ditë më parë (ditën e martë me datë 15.03.2022).
Personi i cili shihet në këtë foto së bashku me mua është një ish punëtor i FFK-së Bajram Zeqiri (i cili poashtu është i suspenduar nga Agim Ademi), me të cilin pata nje takim rasti në qytet.
Meqenëse personi në fjalë është njëri prej atyre personave që nuk i përshtaten Agim Ademit dhe i konsideron si kundërshtar të tij, neve punëtorëve të Federates na hakmerret për kontakte që mbajm me ta qofshin ata kolegë apo miq tanë.
Pra,dikush nga personat të cilët i paguan Agim Ademi bënë këtë foto dhe ja dërgon Agim Ademit,pastaj ai (Agim Ademi) ma dergon mua (si një dëshmi që kinse unë po takohem me kundërshtar të tij).
Kjo dëshmon që ne jemi të privuar nga liria e lëvizjes edhe jashtë institucionit ku punojmë,ndërsa brenda institucionit jemi të nënshtruar ndaj anarkisë totale të Agim Ademit.
Falemnderit për kujdesin dhe interesimin që keni treguar ndaj meje dhe familjes time”, shkruan Govori në njoftim./Indeksonline/