75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 26 Shtator 2021 / AR

Artan Muhaxhiri e sheh Agron Avdiajn si favorit për të fituar garën në Istog

Analisti i mirënjohur kosovar, Artan Muhaxhiri ka analizuar garën në Istog, pas debatit që u mbajt në RTK mes kandidatëve për kryetar të kësaj komune.

Muhaxhiri ka thënë pas debatit të zhvilluar se e sheh Agron Avdijajn e Vetëvendosjes si favorit për të fituar garën në Istog.

Muhaxhiri ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes në Istog para 6 muajsh me rezultat të thellë është vështirë e thyeshme në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Agron Avdijaj i Vetëvendosjes ka përparësi ndaj kandidatëve tjerë. 4000 vota diferencë ndaj LDK-së në zgjedhjet e fundit e bëjnë kandidatin e Vetëvendosjes si favorit në Istog. Jam i bindur në këtë sepse dallimi me vota është i madh ndërsa koha e mbajtjes së zgjedhjeve është e shkurtër. Nga 14 shkurti dhe tani me 17 tetor nuk ka ndodhë ndonjë ngjarje e madhe që mund të ndikonte në rezultatin zgjedhor. Madje nuk ka patur as opozitë të mirëfilltë nga LDK e PDK që mund të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve” ka thënë Muhaxhiri.