75 Mall Live Search
11:37 / E Diele, 19 Janar 2025 / LB

Artan Nimani: ADN-ja e UÇK-së është të koalicioni për Kosovën fituese

Profesori universitar, Artan Nimani, kandidat për deputet nga Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL ka thënë se ADN-ja e UÇK-së sot gjendet të ky koalicion.

Prandaj, siç shkruan ai, me këta burra dhe gra, Kosova është e sigurt.

Nimani që mban numrin 25 në listën e kandidatëve për deputet ka ftuar qytetarët e Kosovës të votojnë masivisht për këtë koalicion.

Profa, ka qenë jashtëzakonisht aktiv me tubime gjithandej vendit.

Kujtojmë që slogani i këtij koalicioni është për Kosovën fituese.