75 Mall Live Search
21:57 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Artan Nimani: Krenar për mbështetjen e madhe që kam marrë nga qytetarët e Gjakovës dhe gjithë Kosovës

Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Artan Nimani, ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Gjakovës.

Nimani, përmes një postimi në facebook është shprehur se kjo mbështetje e palëkundur i vlerave kombëtare dhe progresit po dëshmon sërish se është pjesë e forcës që i garanton Kosovës një të ardhme më të ndritur.

Ndërsa theksoi se Koalicioni Kosova Fituese, mbledh përvojën dhe energjinë e forcave më të rëndësishme politike, është garanci për suksese të reja dhe për zhvillim ekonomik për të gjithë vendin.

“Gjakova, qyteti i vjetër i traditës, kulturës dhe qëndresës, ka qenë dhe mbetet gjithmonë përkrah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe tashmë edhe koalicionit tonë fitues me numrin 137.

Ky mbështetës i palëkundur i vlerave kombëtare dhe progresit po dëshmon sërish se është pjesë e forcës që i garanton Kosovës një të ardhme më të ndritur.

Koalicioni Kosova Fituese, një bashkim i gjerë që mbledh përvojën dhe energjinë e forcave më të rëndësishme politike, është garanci për suksese të reja dhe për zhvillim ekonomik për të gjithë vendin. Ky projekt i bazuar në bashkëpunim dhe vizion të qartë është shansi më i mirë për ta çuar Kosovën përpara, drejt një epoke të re të mirëqenies dhe stabilitetit”, ka shkruar Nimani.

Kujtojmë së në zgjedhjet e 9 shkurti, Artan Nimani kandidon me numër 25./Indeksonline/