Artan Nimani në tubim me intelektualët në Malishevë, iu premton përfaqësim dinjitoz

Kandidati për deputet, nga koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani ka marrë pjesë në një tubim të organizuar me intelektualët në Malishevë.
Numri 25 i këtij koalicioni u zotua se do të jetë përfaqësues i denjë i frymës intelektuale të këtij rajoni në Kuvendin e Kosovës.
“Bashkë, me vizion dhe përkushtim, do të ndërtojmë një të ardhme që përfaqëson aspiratat e qytetarëve të Llapushës dhe të gjithë Kosovës. Malisheva po dëshmon edhe njëherë se është vatër e mençurisë dhe e vendosmërisë për progres dhe zhvillim”, ka shkruar Nimani.