75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Artefaktet tregojnë se njerëzit erdhën në Amerikë përmes një rruge ujore, e jo asaj tokësore

Një ekip studiuesish arkeologjik të Cooper Ferry-it, në Idaho, kanë botuar një studim, i cili është mjaft i rëndësishëm për studimin e migracionit njerëzor.

Zbulimet e reja tregojnë se njerëzit mund të mos e kenë populluar Amerikën e Veriut përmes tokës. Përkundrazi, ka shumë mundësi që kanë ardhur përmes ujit, duke përdorur një rrugë bregdetare të Paqësorit.

Loren Davis është arkeologu kryesor në gërmime. Ai i tha CNN-it se gjetjet ishin të rëndësishme.

“Tashti ne kemi një grup të ri faktesh që të fillojnë të na bëjnë të dyshojmë gjërat që kemi menduar se i kemi kuptuar në lidhje me mënyrën se si ndodhën gjërat në të kaluarën”, tha ai

“Me siguri zbritën në brigjet e Paqësorit, u kthyen majtas dhe u futën në tokë kur hasën në grykën e lumit Columbia”,  tha Davis për CNN-in, transmeton Indeksonline.

“Do të kishte akull në të majtë dhe oqean në të djathtë. Lumi Columbia, do të kishte qenë një devijim jashtë, ashtu si të thuash, rruga më e lehtë për të kaluar në brendësi të Amerikës së Veriut”.

Mjete të ngjashme me ato që Davisi gjeti në Ferry Cooper janë gjetur edhe në Japoninë Veriore. Davis hipotezon se kanë ardhur nga kolonët e hershëm.

Por për të verifikuar duhet të bëhen ende më shumë gërmime./Indeksonline/.