75 Mall Live Search
21:45 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arteta befason me dëshirën që ka për Granit Xhakën

Kohëve të fundit është një nga futbollistët e Arsenalit më të përfolur për një largim nga londinezët.

Dhe po ashtu duket se edhe tifozët po e duan këtë largim mirëpo jo edhe Arteta.

Trajneri i Arsenalit ka treguar se nuk e dëshiron largimin e futbollistit kosovar nga Arsenali.

I pyetur nëse dëshiron që Xhaka të largohet, Arteta u përgjigj: “Shpresoj jo“.

Ai luajti kundër Bournemouth, ai luajti vërtet mirë, ishte shumë i përkushtuar, ai luajti një lojë vërtet të mirë. Pas lojës ai filloi të ndjehej i sëmurë. Ai kishte temperaturë dhe nuk ndihej mirë. Dy ditët e fundit ai ishte në shtrat. Kjo është arsyeja pse ai nuk luajti”.

Xhaka nuk luajti në ndeshjen kundër Chelsea pasi që ishte i sëmur, ndërsa është duke u përfolur për një largim të mundshëm te Hertha Berlin./Indeksonline/.